shqipenglish
 
 
 




Auto Servis “VALI” është një nga AutoServiset më profesionale në Kosovë. AS VALI Ka filluar punën me 11.11.1999Prishtinë. AS Vali është formuar nga pronari i saj Valdet Krasniqi i cili në fillim startoi me një Automekanik profesional dhe 3 teknik. Pas shumë sfidave dhe një pune të kryer me profesionalizëm të lartë AS Vali arriti që të mbijetoj nga Konkurenca e madhe në këtë fushë dhe arriti që të krijoi imazh dhe reputacion të një Autoservisi profesonal.

Sot Autoservis “VALI” në kuadër të stafit ka 5 Automekanik profesionist dhe 5 teknik të kualifikuar për mirembjatjen dhe riparimin e Automjeteve, 2 roje Sigurie , një Menaxher Gjeneral, një Menagjer I Financave, një Avokat dhe një menaxher të Shitjes dhe Marketingut. Ku e gjithë ekipa e dinë rendesinë e punës dhe jep maksimumin në punë dhe mikëpritjen e klientëve.

Objekti ku tash funksionon dhe punon Autoservis “VALI” eshte ndertuar ne vitin 2004 dhe mund te pranoj 10 automjete brenda qe te punohet ne ta ne te njejten kohe dhe te mos kete kurrefar problemi, me 840 metra katrore I permbushe te gjitha kriteret dhe specifikacionet e kerkuara nga secili kontraktues I mundshem. Objekti eshte I Lokalizuar ne rrugen Prishtine-Fushe Kosove ne km e 2 dhe me hapsiren per parking mund te i pranoj deri ne 200 automjete pa kurrefar problemi ku per sigurine e tyre perkujdeste roja e Sigurise gjate 24 oreve.

Po ashtu Auto servis “VALI” eshte licencuar prej Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit per Kontrollim teknik, ku kompania e jone eshte e njohur per kryerjen e kesaj pune dhe eshte e paisur me te gjitha mjetet bashkohore te nevojshme per kryerjen e kesaj pune.

Ne Mars te vitit 2000 Autoservis “VALI” formoi edhe ekipen per gara ne vozitje te quajtur Prishtina ku Menaxheri I Autoservis “VALI” Zt.Merkur Krasniqi ka kontribuar jo vetem per Ekipen e tij por edhe per te gjithe Ligen Garuese. Ku Ekipa garuese Prishtina ka arritur qe 3 here me radhe te jete kampion. Autoservis “VALI” ka kontribuar me servisimin dhe riparimin e automjeteve garuese.


Puna brenda AS “VALI” eshte e ndare ne keto sektore:


1. Sektori I Menagjimit te Auto Servisit
Adnan Krasniqi - Inxhinier I Maqinerise

2. Sektori I Riparimeve dhe Servisimit
Valdet Krasniqi
- Automekanik I Specializuar

3. Sektori per perkujdesje ndaj klienteve
Abdullah Ramadani

4. Sektori I Financave
Merkur Krasniqi

5. Sektori per Gara
Merkur Krasniqi

6. Sektori i Marketingut dhe shitjes
Adnan Krasniqi

   
 
Fillimi | Shërbimet | Veturat | Për ne | Galeria | Kontakti
©2007 AutoServis Vali, Kosovë.